Muqa Solar

Marrëveshje e re bashkëpunimi me Qendra Tregtare Planet

Me shumë kënaqësi ju njoftojmë për fillimin e një bashkëpunimi të ri me Qendrën Tregtare Planet, për instalimin e sistemit solar në pikën e saj në Korishë.

Ky projekt është dëshmi e vizionit të përbashkët për një të ardhme më të pastër dhe energji më të qëndrueshme.

Falënderojmë sinqerisht kompaninë Planet për besimin dhe përzgjedhjen e ekipit tonë për të realizuar këtë investim të rëndësishëm në energjinë e ripërtëritshme.

Punimet do të realizohen nga ne – Muqa Solar, me përkushtim dhe profesionalizëm maksimal.