Muqa Solar

Muqa Solar pjesë e Forumit Ekonomik KosovëNë datat 13–14 Qershor, morëm pjesë në Forumin Ekonomik Kosovë në Düsseldorf, të organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, në bashkëpunim me Konsullatën e Kosovës.

Në hapje të kësaj ngjarjeje të pranishmit i përshëndeti z. Faton Peci, Minister MBPZHR, z.Behar Isma, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Düsseldorf, z.Lazim Destani, Kryetar Nderi i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, z.Zef Dedaj, Drejtori i KIESA dhe z.Azem Rexhaj, Drejtor i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe anëtarët e bordit të Unionit në Gjermani, z.Shkelzen Jusaj, njëherit edhe Kryetar i Degës së Unionit në Kosovë, z.Nexhmedin Veliqi, znj.Shkëndije Berisha Pacolli dhe z.Faton Shehu, si dhe anëtari i Bordit të Degës në Kosovë, z.Miftar Veseli.

Ky forum na dha një mundësi të jashtëzakonshme për të prezantuar punën tonë në fushën e energjisë së ripërtëritshme, për të takuar dhjetëra biznese evropiane dhe për të dëshmuar potencialin e madh që ka Muqa Solar si kompani dhe Kosova si vend që synon një të ardhme të qëndrueshme dhe inovative.

Fokusi ynë: një e ardhme më e gjelbër, më e qëndrueshme dhe më e ndriçuar – me energji diellore në qendër.

Më poshtë gjeni disa momente nga prezantimi ynë, takimet B2B dhe fryma e bashkëpunimit që mbizotëroi gjatë gjithë forumit.Faleminderit organizatorëve nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, dhe gjithë pjesëmarrësve për mikpritjen, frymëzimin dhe mbështetjen.

 

“Le të paguaj Dielli për ju”