Muqa Solar

Vizitë e veçantë nga partnerët tanë strategjikë – Sonnenkraft Austria

Kemi pasur kënaqësinë të mirëpresim në Kosovë z. Robin Welling, përfaqësues i kompanisë prestigjioze Sonnenkraft – një lider në prodhimin e paneleve solare fotovoltaike dhe termike, me bazë në Klagenfurt, Austri.

Vizita e tij konfirmon edhe një herë partneritetin e fortë mes Muqa Solar dhe Sonnenkraft, ku ne jemi përfaqësues të autorizuar për tregun në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite:

  • Vizituam disa prej bizneseve dhe kompanive ku kemi përfunduar me sukses projektet tona solare,
  • Diskutuam strategjitë për të ardhmen dhe hapat konkretë për realizimin e projekteve të reja,
  • Kemi zhvilluar biseda përmbajtësore rreth teknologjisë, cilësisë dhe ndikimit të energjisë së ripërtëritshme në tregun tonë.

 

Falënderojmë z. Robin Welling për vizitën dhe për besimin e vazhdueshëm në bashkëpunimin tonë.