Marrëveshje e re bashkëpunimi me Qendra Tregtare Planet
Me shumë kënaqësi ju njoftojmë për fillimin e një bashkëpunimi të ri me Qendrën Tregtare Planet, për instalimin e sistemit solar në pikën e saj në Korishë.
Ky projekt është dëshmi e vizionit të përbashkët për një të ardhme më të pastër dhe energji më të qëndrueshme.
Falënderojmë sinqerisht kompaninë Planet për besimin dhe përzgjedhjen e ekipit tonë për të realizuar këtë investim të rëndësishëm në energjinë e ripërtëritshme.
Punimet do të realizohen nga ne – Muqa Solar, me përkushtim dhe profesionalizëm maksimal.
