Muqa Solar

Lider në tregun e energjisë solare

Jemi kompani kosovare e cila merret me promovimin e energjisë efiçiente. Kompania bënë shitjen, monitimin dhe instalimin e produkteve solare. Ka pronar Xhevat Muqa dhe si kompani "MUQA" funksionon që nga viti 2001, ndersa si "Muqa Solar Company" funksionon qe nga viti 2012.
Sistemet solare efikase, duke shfrytëzuar energjinë e pastër të diellit, mundësojnë ngrohje, ftohje, ujë të ngrohtë sanitar dhe prodhim të energjisë elektrike, duke ofruar një zgjidhje moderne, të qëndrueshme dhe me kthim investimi në një kohë relativisht të shkurtër. Kur flasim për panelet solare apo përdorimin e energjisë termike, theksi kryesor vendoset te përfitimet e shumta që ato ofrojnë. Këto përfshijnë kursime të ndjeshme ekonomike, siguri financiare afatgjatë, reduktim të kostove operative, si dhe një ndikim pozitiv në mjedis përmes uljes së emetimeve të CO₂.
Energjia e ripërtëritshme nuk është më vetëm një alternativë, por një domosdoshmëri për çdo shtëpi, biznes apo fabrikë që synon efikasitet energjetik, pavarësi dhe zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen.
Përvoja jonë disa vjeçare në fushën e ndërtimtarisë, hidro-sistemeve dhe kuptimi i nevojave të klientit, arsyeja bazë e funksionimit tonë, ka ndikuar që të fokusohemi në Industrinë e Energjisë Solare, njëkohësisht industrinë e së ardhmes, kursimit dhe rigjenerimit. Të pajisur me sisteme efiçiente, staf të kualifikuar dhe pajisje të teknologjisë së fundit të testuara ndërkombëtarisht, Muqa Solar Company është e udhëhequr nga dëshira dhe motivi për t’iu ofruar sisteme solare më efiçiente, ekonomike dhe më stabile.
Kompania është thellësisht e përkushtuar që klientëve të saj të ju ofroj sisteme të cilat i ndihmojnë ata në praktikën ditore dhe mundësojnë zvogëlimin e shpenzimeve për energji, si në sektorin familjar ashtu dhe në atë afarist.

Muqa Solar Company organizon rregullisht trajnime profesionale me inxhinierë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë trajnime në akademitë e SONNENKRAFT, FRONIUS, STUDER, GL CHARGER, AEROCOMPACT, DIMPLEX dhe EFFEKTA.
Gjithashtu, kompania ka marrëveshje bashkëpunimi akademik me Universitetin e Prishtinës ( UP), UBT, IBCM Mitrovicës dhe SH.M.T. "Skënder Luarasi" në kuadër të programeve kërkimore në fushën e Efiçiencës së Energjisë.

.


projekte të përfunduara
0 +
tonë CO2 të reduktuar në vit
0 M+
Vite në treg
0

Vlerat e
MUQA Solar

01.

Misioni

Të ofrojmë zgjidhje të qëndrueshme solare me cilësi të lartë, duke ndihmuar familjet dhe bizneset të zvogëlojnë varësinë nga energjia konvencionale

02.

Vizioni

Të udhëheqim tranzicionin drejt një Kosove më të gjelbër, ku çdo çati shtëpie, biznesi, banese kolektive, institucioni e shfrytëzon fuqinë e diellit.

03.

Përgjegjësia Sociale

Promovojmë vetëdijen mjedisore dhe qëndrueshmërinë përmes edukimit dhe veprimit konkret, duke investuar në komunitet për një të ardhme më të pastër dhe më të drejtë për të gjithë.

Kompania numër 1 në Kosovë sa i përket cilësisë, profesionalizmit dhe përvojës në fushën e energjisë solare

A.O Rahovec

Intervenime të shpejta, të sigurta dhe staf i kualifikuar. Sistemi solar po punon në mënyrë perfekte

G.R Sllatinë

Respekte për Muqa Solar! Si klient jam jashtëzakonisht i kënaqur me punën që keni bërë. Faleminderit për seriozitetin dhe korrektësinë

F.K Suharekë

Instalimi u krye me profesionalizëm të lartë dhe brenda afatit. Energjia diellore tashmë po na sjell kursime të ndjeshme.

K.LL Ferizaj

Staf shumë bashkëpunues dhe teknikë të trajnuar mirë. Do t’i rekomandoja Muqa Solar çdo biznesi që kërkon energji të qëndrueshme

SH.R Kllokot

Pas instalimit, çdo gjë u monitorua në mënyrë profesionale. Reagimi në çdo kërkesë është i menjëhershëm

F.S Prishtinë

Zgjidhje inovative dhe dizajn i personalizuar për çdo nevojë. Shumë i kënaqur me rezultatin dhe me shërbimin.

N.H Rahovec
Previous
Next

Partnerët & Bashkpuntorët tanë

efekta
dimplex
studer
ngen
kioto
sonnenkraft (1)
gl
aero
fronius (1)
efekta
dimplex
studer
ngen
kioto
sonnenkraft (1)
gl
aero
fronius (1)
efekta
dimplex
studer
ngen
kioto
sonnenkraft (1)
gl
aero
fronius (1)
efekta
dimplex
studer
ngen
kioto
sonnenkraft (1)
gl
aero
fronius (1)
efekta
dimplex
studer
ngen
kioto
sonnenkraft (1)
gl
aero
fronius (1)
efekta
dimplex
studer
ngen
kioto
sonnenkraft (1)
gl
aero
fronius (1)