Konstruksione në Tokë
Konstruksionet solare në tokë janë të dizajnuara për stabilitet maksimal, qëndrueshmëri afatgjatë dhe performancë optimale të paneleve solare. Ato mundësojnë instalim profesional në sipërfaqe të hapura, duke garantuar orientim ideal dhe rezistencë të lartë ndaj kushteve atmosferike.
Karakteristikat kryesore:
- Struktura çeliku të galvanizuar në nxehtësi
- Rezistencë e lartë ndaj korrozionit dhe kushteve ekstreme të motit
- Të dizajnuara për instalime rezidenciale, komerciale dhe industriale
- Optimizim i këndit të paneleve për prodhim maksimal të energjisë
- Të përshtatshme për sisteme solare të mëdha (solar parks)
- Instalim i shpejtë dhe mirëmbajtje minimale
- Qëndrueshmëri e lartë strukturore dhe jetëgjatësi e gjatë
- Kompatibile me panele monofacial & bifacial (Glass/Glass)
- Zgjidhje fleksibile sipas terrenit dhe kërkesave të projektit
Konstruksione në kulme të rrafshta
Konstruksionet solare për kulme të rrafshta janë të dizajnuara për instalim të sigurt dhe efikas në ndërtesa rezidenciale, komerciale dhe industriale. Ato mundësojnë kënd optimal të paneleve, duke siguruar prodhim maksimal të energjisë dhe stabilitet të lartë strukturor.
Karakteristikat kryesore:
- Struktura alumini dhe çeliku të galvanizuar
- Të përshtatshme për kulme të rrafshta
- Kënde instalimi: 5°, 10° dhe 15°
- Rezistencë e lartë ndaj erës dhe ngarkesave të borës
- Instalim pa dëmtim të kulmit
- Optimizim i orientimit për rendiment maksimal
- Kompatibile me panele monofacial & bifacial (Glass/Glass)
- Mirëmbajtje minimale dhe jetëgjatësi e lartë
- Zgjidhje fleksibile sipas sipërfaqes dhe kërkesave të objektit
Konstruksione në kulme me tjegulla
Konstruksionet solare për kulme me tjegulla ofrojnë montim të sigurt dhe afatgjatë për objekte rezidenciale dhe komerciale, duke ruajtur integritetin e kulmit dhe duke siguruar pozicionim optimal të paneleve për prodhim maksimal të energjisë.
Karakteristikat kryesore:
Strukturë nga alumin dhe çelik antikorroziv
Të përshtatshme për kulme të pjerrëta me tjegulla
Përshtatje sipas këndit ekzistues të kulmit
Rezistencë e lartë ndaj motit dhe ngarkesave
Montim i sigurt pa dëmtuar kulmin
Orientim optimal për rendiment maksimal
Kompatibile me panele mono & bifaciale
Mirëmbajtje minimale dhe jetëgjatësi e lartë
Konstruksione në kulme me llamarinë
Konstruksionet solare për kulme me llamarinë janë të dizajnuara për montim të shpejtë dhe të qëndrueshëm në objekte rezidenciale dhe industriale, duke garantuar fiksim të sigurt dhe shfrytëzim optimal të sipërfaqes për prodhim efikas të energjisë.
Karakteristikat kryesore:
Strukturë nga alumin dhe çelik antikorroziv
Të përshtatshme për kulme metalike / llamarinë
Fiksim i drejtpërdrejtë pa dëmtuar izolimin
Rezistencë e lartë ndaj erës dhe ngarkesave
Instalimi ndjek këndin natyror të kulmit
Kompatibile me panele mono & bifaciale
Mirëmbajtje minimale dhe jetëgjatësi e gjatë
