CHARGER 60 kW DC – PCB, Prishtinë
Mbushësi i veturave elektrike – shpejtësi, efikasitet dhe inovacion në Prishtinë!
Me krenari njoftojmë për përfundimin e instalimit dhe montimit të Mbushësit të veturave elektrike në Prishtinë
Ky mbushës modern mundëson karikim të shpejtë dhe efikas të veturave elektrike, duke kursyer kohë dhe duke kontribuar në një transport më të pastër e më të qëndrueshëm.
Vetëm disa minuta mjaftojnë për të rifreskuar baterinë e veturës tuaj!
E ardhmja është elektrike, dhe ne në Muqa Solar jemi krenarë që po japim kontributin tonë drejt një infrastrukture më të gjelbër dhe inovative në Kosovë
Le të paguaj Dielli për ju.


