SHTËPI PRIVATE – LAGJJA QENDRESA, PRISHTINË
Një tjetër projekt i suksesshëm nga Muqa Solar!
Në zemrën e një prej lagjeve më të bukura dhe luksoze të Prishtinës, Lagjja Qendresa, përfunduam me sukses instalimin e një sistemi solar fotovoltaik Hibrid me bateri.
Ky sistem modern jo vetëm që prodhon energji të pastër nga dielli, por falë akumulimit të energjise në bateri, siguron furnizim me energji edhe në rastet kur ka mungesë të energjisë elektrike nga rrjeti. Pra, shtëpia mbetet funksionale dhe e ndriçuar në çdo moment.
Përfitimet kryesore:
- Ambient – Zvogëlim i emetimit të CO₂
- Financa – Ulje e ndjeshme e faturave të energjisë
- Stabilitet energjetik – Më pak varësi nga rrjeti elektrik
- Rritje e vlerës së pronës
Falënderojmë klientin tonë, z. B.V., për besimin dhe përzgjedhjen e Muqa Solar për realizimin e këtij investimi të rëndësishëm.
Nëse edhe ju dëshironi ta ktheni kulmin tuaj në burim energjie dhe kursimi, tani është koha e duhur.
“Le të paguaj Dielli për ju”



