Muqa Solar

EV CHARGER - TEISON

Teison është një kompani kineze që prodhon ngarkues elektrikë për automjetet elektrike (EV Chargers) – për përdorim shtëpiak, komercial dhe publik. Produktet e tyre përfshijnë ngarkues AC (Wallbox) dhe ngarkues DC të shpejtë (fast chargers) me fuqi nga disa kW deri në qindra kW për makina, autobusë dhe përdorime të tjera.

Modelet:

Portable EV Charger – ngarkues që mund ta marrësh me vete, zakonisht me fuqi 3.5 kW – 22 kW, të cilët mund të lidhen në prizë shtëpiake ose në ambiente të tjera.

Ngarkues AC për përdorim shtëpi/biznes.  Fuqia: 7 kW / 11 kW / 22 kW

Ngarkues DC Fast Chargers (karikues të shpejtë). 

  • 20 kW / 30 kW DC Fast Charger – për karikim të shpejtë në shtëpi ose pika publike të vogla.
  • 60 kW – 240 kW DC Fast Charging Stations

Karakteristika teknike:

  • Komunikim me OCPP 1.6 J-SON për menaxhim dhe lidhje me platforma smart.
  • RFID autentikim, Wi-Fi / 4G / Ethernet për kontroll smart.
  •  IP65 / IK10 — i papërshkueshëm nga uji dhe pluhuri për përdorim jashtë
  • Certifikime CE / TUV / UL / CB
  • Përputhje me makinën dhe standardet ndërkombëtare të karikimit EV