Trajnimi nga Fronius Solar Energy në Muqa Solar.
Dita e parë e trajnimit me kompaninë Fronius Solar & Energy nga Austria, e organizuar nga Muqa Solar, nisi me shumë entuziazëm dhe pjesëmarrje të madhe nga partnerët tanë të çmuar.
Gjatë këtij trajnimi po diskutohen në detaje produktet dhe zgjidhjet inovative të inverterëve Fronius, duke ofruar njohuri të thelluara për teknologjitë më të fundit në fushën e energjisë diellore.
Falënderojmë sinqerisht kompanitë partnere që kanë gjetur kohë të jenë pjesë e këtij trajnimi të mrekullueshëm, i cili është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zhvillimin profesional dhe për forcimin e bashkëpunimit në sektorin e energjisë së pastër.
Si gjithmonë, Muqa Solar vazhdon të organizojë trajnime të tilla bashkë me kompanitë dhe markat që përfaqësojmë si përfaqësues të autorizuar, me qëllim që të sjellim ekspertizë, cilësi dhe inovacion për partnerët dhe klientët tanë.
“Le të paguaj Dielli për ju” 






















