Jemi shumë të lumtur që patëm mundësinë të kontribuojmë për OJQ “Qendra për Jetë të Pavarur” përmes donacionit dhe realizimit të një sistemi solar termik për ngrohjen e ujit sanitar, në bashkëpunim me Help in Kosovo.
Duke pasur parasysh nevojën e madhe të qendrës për ujë sanitar, Muqa Solar ofroi FALAS të gjithë sistemin, duke përfshirë pajisjet, instalimin, montimin dhe lëshimin në punë të sistemit solar termik.
Besojmë se investimet në energji të pastër janë edhe investime për një komunitet më të mirë, më të qëndrueshëm dhe me më shumë përkujdesje sociale.







