Patëm kënaqësinë të jemi pjesëmarrës në Konferencën Ekonomike B2B në Prishtinë, të organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare dhe Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane – KGS, ku Muqa Solar mori pjesë si biznes prezantues në sektorin e energjisë solare.
Gjatë konferencës, patëm mundësinë të prezantojmë rrugëtimin dhe përvojën tonë që nga viti 2008 në sektorin e energjisë solare, si dhe bashkëpunimet dhe përfaqësitë e kompanive evropiane që Muqa Solar sjell në Kosovë për sektorin e energjisë dhe efiçiencës energjetike.
Po ashtu, kjo konferencë ishte një mundësi shumë e mirë për zgjerimin e rrjetit të bashkëpunimeve me biznese vendore dhe ndërkombëtare, si dhe për takime me ambasadorë, përfaqësues institucionalë, politikanë dhe profesionistë të fushave të ndryshme.
Për ne ishte kënaqësi dhe privilegj të ishim pjesë e një organizimi kaq profesional dhe të kontribuojmë në promovimin e zhvillimit ekonomik dhe energjisë së qëndrueshme në Kosovë.
Faleminderit organizatorëve për mikpritjen dhe mundësinë e bashkëpunimit!
“Le të paguajë dielli për ju”

















