Muqa Solar mori pjesë në trajnimin profesional për “Commercial & Industrial Storage Systems”, të organizuar nga ekspertët e kompanive Sungrow dhe GoodWe ne kuadër të Krannich Solar i mbajtur në Tiranë.
Gjatë trajnimit, patëm mundësinë të njihemi më nga afër me zgjidhjet moderne për ruajtjen e energjisë elektrike në bateri për sektorin komercial dhe industrial, si dhe me teknologjitë dhe trendet më të reja në fushën e sistemeve BESS (Battery Energy Storage Systems).
Për ne, pjesëmarrja në trajnime të tilla profesionale është shumë e rëndësishme për të sjellë në Kosovë zgjidhje moderne, efikase dhe të sigurta për klientët tanë.
“Le të paguajë dielli për ju”






