MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI – Euroni – Fabrika për përpunimin e kripës
Kemi kënaqësinë të njoftojmë se Muqa Solar ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë Euroni për instalimin e sistemit solar fotovoltaik në objektet e tyre prodhuese.
Euroni është një nga kompanitë lider në Kosovë në industrinë e përpunimit të kripës, me traditë shumëvjeçare, standarde të larta të cilësisë dhe prezencë të fuqishme në tregun vendor dhe rajonal. Përkushtimi i tyre ndaj zhvillimit dhe investimeve moderne i ka pozicionuar si një emër të besueshëm në sektorin e tyre.
Falënderojmë kompaninë Euroni për besimin dhe përzgjedhjen e Muqa Solar si partner për realizimin e këtij projekti të rëndësishëm drejt rritjes së efiçiencës energjetike dhe përdorimit të energjisë së pastër.
“Le të paguajë dielli për ju”

