Muqa Solar në Expokos 2026
Muqa Solar ishte e pranishme në panairin Expokos 2026, ku patëm kënaqësinë të prezantojmë produktet dhe shërbimet tona në fushën e energjisë solare.
Gjatë këtij panairi, vizitorët patën mundësinë të njihen nga afër me zgjidhjet tona për sisteme fotovoltaike, bateri për ruajtjen e energjisë, sisteme hibride dhe teknologjitë më të reja për energji të pastër dhe efikase.
Faleminderit të gjithë atyre që vizituan stendën tonë, ndanë kohën me ne dhe u interesuan për produktet dhe shërbimet profesionale që ofron Muqa Solar.
“Le të paguajë dielli për ju”
















